Gjatë ditës së djeshme (28 prill), është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 50 shoferë (TE-35 dhe GV-15) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-18 dhe GV-9) u morrën me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 130 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-87 dhe GV-43).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën apel pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës, përkatësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjave të trafikut, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë drejtpërdrejt në trafikun normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe të përgjithshme të trafikut.TS
Data 23.09.2026
Aktuale
- Mot me vranësira dhe intervale me diell në Maqedoninë e Veriut
- Intervenon faktori shqiptar, ish-ushtari i UÇK-së Fadil Pushkolli lirohet ekspres nga policia e RMV-së
- Sot protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë
- “Kuba do të bjerë”/ Përplasja e re e Trump me Havanën nga podiumi i OKB-së
- Siljanovska-Davkova priti përfaqësuesit e organizatës “Maqedonasit e Bashkuar në Kanada”
- Machado dështon tri herë të kthehet në Venezuelë, ndërsa Rodriguez takohet me Trump-in në Nju Jork
- Ftohje e menjëhershme në Maqedoninë e Veriut: pritet ngrica e parë në male dhe vendet e larta
- Shtypi i ditës! Faqet e para të gazetave



