Pas pauzës prej 15 minutash, në Klubin e deputetëve vazhduan bisedimet e liderëve të katër partive më të mëdha politike në Maqedoni. As në pushimin e dytë asnjëri prej pjesëmarrësve nuk deshi të flasë për detajet prej bisedës, nëse ka progres dhe se për çfarë konkretisht është biseduar. Vetëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur nëse ka ndonjë progres, pa përcaktuar asgjë u përgjigj “nëse do të kishte, do të….” Në takimin e liderëve marrin pjesë liderët e katër partive, Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti nga BDI, Hristian Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bilall Kasami nga BESA. Ky është takimi i tretë i liderëve gjatë pesë ditëve të fundit. Dy takimet e para u mbajtën javën e kaluar, njëri në përbërje të zgjeruar me pjesëmarrje të liderëve të partive të cilët kanë më shumë se një deputet në Kuvend, ndërsa i dyti në përbërje të shkurtuar me kërkesë të liderit të VMRO-DPMNEsë, Mickoski.
Pushteti kërkon nga opozita mbështetje për referendumin e ardhshëm, ndërsa opozita kërkon miratim të Ligjit për financimin e partive politike, ndryshime në Ligjin për Qeverinë, sipas modelit të Përzhinës dhe ndryshime në Kodin Penal që lidhen me amnistinë. Edhe në takimin e sotëm në Klubin e deputetëve kryeministri dhe lider i LSDM-së është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska, Mickoski është së bashku me profesoreshën universitare, Tanja Karakamisheva, Ali Ahmeti me zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani, përderisa Kasami është i shoqëruar nga Arianit Hoxha.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti


