Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se është ende herët për të diskutuar për ndryshimin e paralajmëruar të ministrave në qeveri. Sipas saj, çdo diskutim do të ishte në sferën e spekulimeve.
“Mendoj se është shumë herët të flitet se cilat poste ministrore, apo cilët ministra do të zëvendësohen me disa të rinj, mendoj se është vërtet shumë herët dhe çdo gjë tjetër do të ishte në sferën e spekulimeve”, tha Vançeva.




