Alsat-M 2019-04-23T15:07:13+02:00
Nga 480 nxënës të planifikuar për t’u vaksinuar kundër fruthit gjatë një ditë më parë, vaksinën MRP e kanë pranuar vetëm 25 prej tyre. Nga Shtëpia e Shëndetit-Shkup, nuk japin detaje se përse numri i fëmijëve të vaksinuar është kaq i vogël. Ata thonë se do të vazhdojnë me zbatimin e urdhrit dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të vaksinohen.
Gjatë ditës ekipet mjekësore kanë vizituar 12 shkolla, për të vaksinuar 455 nxënësit e mbetur. Televizioni Alsat kontaktoi me disa nga drejtorët e shkollave, të cilët thanë se prindërit nuk kanë shprehur dyshime rreth vaksinimit, por për shkak se një pjesë e fëmijëve janë të sëmurë me grip nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë.
Ata që ishin sot e kanë pranuar shumë normal vaksinën. Unë personalisht dyshoj se ata 10 fëmijë të cilët nuk e kanë marrë vaksinën, ekziston dyshimi për pranimin e vaksinës.”- theksoi Enis Mehmedi, Drejtor i sh.f “Petar Zdravkovski Penko”
Arsyetimi se disa nga fëmijët janë të sëmurë me grip ka qenë i pranishëm edhe në Shkollën Fillore” 25 Maji” në Hasanbeg. Drejtori i kësaj shkollë, Fadil Myrtezani, thotë se asnjë nga prindërit nuk ka kundërshtuar vaksinimin e fëmijëve..
Nga 1550 nxënës sa ka shkolla jonë, vetëm 17 prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar, ose kanë qenë të sëmurë në atë kohë, kur paralelja ka qenë e përcaktuar për vaksinim në ambulancë. Prej këtu 17 nxënësve që kanë qenë në listë, vetëm 2 nxënës e kanë marrë vaksinën. Në kemi kontaktuar më prindërit, të gjithë e kanë pranuar se do t’i sjellin, por ka qenë arsyetimi se janë të sëmurë me grip”- u shpreh Fadil Myrtezani- Drejtor I sh.f “25 Maji”
Kjo është tentativa e dytë që institucionet bëjnë vaksinim në terren. Herën e parë, siç thotë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, Zllate Memedoviq, vaksinimi dështoi për shkaqe organizative. Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se në fillim të kësaj jave janë hasur 13 raste të reja të personave të prekur nga fruthi, dy prej të cilëve janë mbajtur për trajtim në spital. Bëhet fjalë për një fëmijë një vjeç e gjysmë nga Kumanova, i pa vaksinuar dhe një foshnjë një muajsh nga Krushopeku i Sarajit, i pa vaksinuar. Në klinikë momentalisht janë të hospitalizuar gjithsej 46 persona, 25 fëmijë dhe 16 të rritur. Përveç një pacienti 16 vjeçar i cili është në seksionin për mjekim intensiv dhe është në rrezik për jetën, në gjendje të komplikuar janë edhe dy fëmijë dhe një i rritur. Epidemia e fruthit gjatë javës së kaluar u shpall në të gjithë territorin e Maqedonisë.
Evi Shkopi
Loading…


