SALI: DO TË GAZIFIKOHET SPITALI I TETOVËS DHE DO TË NDËRTOHET SPITALI I KËRÇOVËS
Akademikë, profesorë e politikanë nga vendi dhe rajoni u mblodhën në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës për Kongresin e Shkencave Natyrore Mjekësore dhe Teknologjive ku prezentuan punimet shkencore. Të pranishëm ishin edhe ish zëvëndës ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani dhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Ky i fundit tha se është angazhuar që të intensifikohen punimet për ndërtimin e spitalit në Kërçovë dhe gasifikimin e spitalit të Tetovës, raporton KlanMacedonia.
“Dua ta përmend intensifikimin e punëve ndërtimore për përfundimin e spitalit të Kërçovës të cilin e kam vizituar disa herë dhe duke e ditur se ky proces po zgjat shumë kemi dhënë maksimumin e energjisë tonë për ta përfunduar” – deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetsisë
Prorektori për shkencë pranë Univerzitetit të Tetovës tha se shkëmbimi i përvojave të ndryshme sjell rezultate në punimet shkencore.
“Prezentimi i këtyre të arriturave do të realizohet në 29 sesione të ndara paralele deri në ora 17:30. Poashtu promovojmë pesë revistat e reja shkencore” tha Hazir Pollozhani, prorektor për shkenca në UT.
Kongresi i sotëm Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore,Teknologjike dhe Natyrore u organizua në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Trakya Üniversitesi, Epoka University dhe Kolegjin AAB. /KlanMacedonia/




