Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë qëndrimit në Shkup deklaroi se zgjerimi mbetet një ndër prioritet e BE-së, megjithatë përkujtoi autoritetet vendore në përmbushjen e obligimeve, përfshi dhe ndryshimet kushtetuese.
“Me dialog të përbashkët besoj se të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen dhe do t’i ndërmarrin hapat e rëndësishëm për përparim. Dhe jam e bindur se do të mund t’i tejkalojmë pengesat të cilat akoma ekzistojnë. I dashur Hiristijan të jeni të sigurt se zgjerimi do të mbetet një prioritet i lartë i BE-së”, tha Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian.
Ursula tha se ata kanë qëllim të qartë, ndërsa kjo është që të hapet klasteri i vlerave fundamentale sa më shpejtë që është e mundur.
“Po thuajse jemi aty, duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese për të cilat shteti juaj u pajtua se do t’i bëj. Me dialog të përbashkët shpresoj që të gjithë forcat politike do të bëhen bashkë në vend dhe do t’i hapat e nevojshëm për avancim”, tha Leyen.
Data 21.09.2026
Aktuale
- 81 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së/ Sot studentët protestë në Prishtinë: Drejtësi për heronjtë!
- Pak ditë pas lajmit të shtatzënisë, Tringa merr lajmin e hidhur – prekëse
- Leonora Jakupi “shpërthen” papritur: I ndodh më e keqja dhe reagimi i saj habit të gjithë
- Masat e reja të Melonit për shkollat në Itali: Kufizime për nxënësit e huaj dhe ndalimi i burkave
- Rrahje brutale në Aeroportin e Shkupit, kaos i madh, “fluturonin” karrige (VIDEO)
- Ledri Vula “ndez” protestën: Fjala e tij “magjike” ngre në këmbë të gjithë protestuesit dhe bëhet jehonë kudo
- Izet Mexhiti nesër udhëton drejt SHBA-së për Galanë Vjetore të Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork
- Mbyllen votimet në Rusi, Kremlini pritet të ruajë dominimin politik



