Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e 11
Tetorit – Ditës së Kryengritjes popullore, u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
“Më 11 tetor 1941, para saktë 76 viteve, Maqedonia e zgjodhi rrugën e luftës kundër të këqijave më të mëdha në historinë e njerëzimit – fashizmit dhe nazizmit. Të vetëdijshëm se liria e vërtetë për Maqedoninë nuk mund të dhurohet, por të fitohet vetëm me luftë, populli i Maqedonisë e filloi luftën nacionalçlirimtare. Në këtë luftë populli i Maqedonisë u rilind dhe u ndje i lirë që ta marrë fatin në duart e veta”, thuhet në urimin e presidentit Ivanov.
Ai më tej shton, se detyrë e jona është që ta duam, ruajmë dhe zhvillojmë Republikën e Maqedonisë.
“Detyrë e jona është që, ta duam, ruajmë dhe ta zhvillojmë që t’ua dorëzojmë pasardhësve tanë.
Prandaj le t’i qëndrojmë besnik traditës së Maqedonisë për bashkëjetesë dhe respektimin e diversitetit. Të investojmë në besimin dhe respektin që mbajnë shoqërinë tonë të bashkuar. Të vazhdojmë të ndërtojmë një Republikë të Maqedonisë demokratike, prosperuese dhe evropiane”- tha Ivanov.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Opinion/ Qeveria e Ramës si lumi i Lanës
- Tre etapa për ndryshim, Latif Mustafa: Ka sinjale për ndryshime në Serbi, por procesi do të jetë i gjatë
- Rastet e Arlinda Zekajt: Kryeministri pranon raportet, konferencë për media nesër
- Gazetari e zbulon: Erion Veliaj u izolua në qelitë e Fierit me urdhër të Ramës. Vendimi për shkak të…
- Rezultatet zgjedhore në Serbi, Rizvan Sulejmani: Pas Millosheviqit, Serbia hyn në procesin e “demillosheviqizimit”
- Hakmarrja e Ramës ndaj influencerave që dolën ne protestë, reagon Fjoralba Ponari: Balluku vodhi 1 miliardë euro, me pafytyrësinë më të madhe propozojnë taksa të reja
- Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia riafirmojnë marrëdhëniet miqësore dhe mbështetjen për integrimin evropian


