Në vitin 2022, tregu I sigurmit ariti rritje dyshifrore (13,68%) në primin bruto te shkruar. Sot, kjo është diçka për te cilen jemi mesuar dhe niveli i rritjes që parashikohet të përsëritet dhe për këtë vit. Por, në të kaluarën, nuk ka qene gjithmon kështu. Kjo vecanerisht ne periudhen e vitit 1999 deri në 2003-ten, kur primi bruto I shkruar nga 5,5 miliardë denare eshte ulur ne 4,28 denare. Deri sa te tjeret e shihnin kete si problem, te tjeret e kane pare si mundesi. Ata jane vizioneret e grupacionit „SIGA
Suksesi i tyre rajonal ishte një magnet për grupacionin austriak “UNIQA”, i cili gjeti në “Sigal” një partner për realizimin e synimeve të tij strategjike në zgjerimin e biznesit në vendet e Evropës Jugore. Që nga viti 2007, UNIQA SH.A. behettrashëgimtar ligjor dhe afarist i Sigal AD Shkup.
Rritja e vazhdueshme shumëvjeçare e bruto primit te shkruar, e ngriti “UNIQA SH.A” në vendin e dytë të renditjes sipas vëllimit të bruto primit për vitin 2022, duke lënë pas kompanitë që janë prezente në tregun maqedonas të sigurimeve për shumë më gjatë. Në dymbëdhjetë muajt e vitit të kaluar, bruto primiarriti një normë rritjeje më të madhe se norma e rritjes së tregut të sigurimeve të jo-jetës, 11.55% kundrejt 9.15%. Prej disa vitesh është lider i padiskutueshëm në klasën më të gjerë për sa i përket volumit të primit, sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Viti 2022 përfundoi me numrin më të madh të kontratave të lidhura në atë klasë, 121.917 (12,9% nga numri i përgjithshëm i policave të MTPL) dhe bruto primi I shkruar më imadh, 681,07 milionë denarë (13,1% nga primi total i MTPL). Rritja e bruto primit te shkruar prej 9.19% është gjithashtu më e lartë se rritja e klasës prej 7.68%. Përveç se është lider në numrin e kontratave të lidhura dhe bruto primit te shkruar, ajo është gjithashtu lider në numrin e dëmeve të likuiduara, 4,140 (14.5% e numrit të përgjithshëm të dëmeve në klasën MTPL) dhe dëmeve të paguara bruto, 296,4 milionë denarë (13,4% nga dëmi i përgjithshëm i shkaktuar në klasën MTPL). Nëse analizohen këto shifra, nuk është e vështirë të zbulohet “sekreti” pse po rritet vazhdimisht numri i të siguruarve që zgjedhin “UNIQA AD” si partner sigurimi.
Suksesi i “UNIQA AD” është pasqyruar në linjën e biznesit për sigurimet e jetës, ku “UNIQA Life” ka pas një vit tjetër me një rritje dyshifrore të primit te pergjithshem te shkruar (15.35%). Edhe pse numri i kontratave të lidhura është pothuajse i pandryshuar, numri i dëmeve të likuiduara është rritur nga 295 në 349 (34,75%), ndërsa numri i dëmeve të paguara bruto është rritur për 40%, nga 36,79 milionë denarë në 51,71 milionë denarë. Shifrat tregojnë se “Ne jetojmë më mirë së bashku” nuk është thjesht një slogan i grupit, por një politikë biznesi dhe një synim strategjik për të krijuar përdorues të kënaqur.
Duke marrë parasysh parametrat e mësipërme, mund të thuhet se Global Banking & Finance me të drejtë i ka ndarë çmimin “Brendi më i mirë i sigurimeve në Maqedoni për vitin 2022” për “UNIQA-ne”, sepse promovoi sigurimin në dritën e duhur, duke ndihmuar njerëzit kur ata kanë më shumë nevojë. Kjo merr vlerë sidomos nëse dihet se pjesa më e madhe e të dëmshpërblyerve janë të persona te tretë, të cilët nuk janë klientë të “UNIQA AD”, por janë persona që janë dëmtuar nga klientët e saj.