Former Georgian President Mikheil Saakashvili meets with Ukrainian citizens in Warsaw on August 6, 2017. / AFP PHOTO / JANEK SKARZYNSKI
06 September
Autoritetet e Ukrainës kanë konfirmuar se e kanë marrë kërkesën nga Gjeorgjia për ekstradim të ish-presidentit të këtij vendi, Mikheil Saakashvili.
“Ukraina ka marrë kërkesë për arrestim dhe ekstradim të Mikheil Saakashvilit”, tha dje në një konferencë për gazetarë në Kiev, zëvendësministri i drejtësisë së Ukrainës, Serhiu Petukhov.
Ai ka njoftuar se kjo kërkesë i është dërguar prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës për “shqyrtim të ekstradimit”.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Gjeorgjisë më 18 gusht ka njoftuar se kishte dërguar kërkesë për ekstradim në Ukrainë.
Në akuza përfshihen keqpërdorimi i pasurisë dhe i pozitës, ka thënë Petukhov.

