Alsat 2019-06-17T16:53:29+02:00
Uji i ndotur gjatë gjithë ditës së sotme ka rrjedhur në rubinetet e Komunës Butel. Banorët e alarmuar nga uji i ndotur, siç shihet nga fotot dhe video, i kanë dërguar pranë redaksisë së Alsatit për të paraqitur rastin. Banorët thonë se ka pasur një ndërprerje të ujit të pijshëm sot prej orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 13:00, më pas uji ka ardhur por i turbullt dhe ka vazhduar gjatë gjithë pasdites. Ndërsa nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime nuk kanë njoftuar për ndonjë difekt apo punime në rrjet në këtë komunë.
Qytetarët që kontaktuan redaksinë tonë na shkruajnë se kërkojnë përgjegjësi dhe shpjegime nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve për ti vënë në dijeni në raste të tilla. Ata ankohen se përveç se nuk është i pijshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e tyre, ata ankohen se dhe nuk mund ta përdorin as për larje dhe as për punë të tjera shtëpiake.
Loading…



