Alsat 2019-04-23T15:28:04+02:00
Për të katërmbëdhjetën herë me radhe, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, është organizuar Panairi i Karrierës i cili nga afër, studentëve por edhe nxënësve të shkollave të mesme, iu mundësoi njohjen me kërkesat dhe ofertat e ndërmarrjeve të ndryshme të vendit për kuadrin e punës. Fokusi kryesor i këtij panairi të karrierës, u vendos tek resurset njerëzore dhe ndjekja e trendëve të teknologjisë, për të cilat, sipas rektorit të UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, kompanitë duhet të kujdesen më së shumti. Rritja e standardit në punë, nënkupton edhe rritje të ndërmarrjes dhe zhvillim të biznesit, andaj, firmat duhet të rrisin pagat e punëtorëve, me qëllim që përfitimet e kompanive të jenë më të mëdha, tha Bexheti.
Ne mund të konstatojmë se pikërisht këto takime të përbashkëta në shërbimin e karrierës, kanë impakt shumë praktik, në motivimin dhe nxitjen e punësueshmërisë së studentëve tanë. Evidencat tona të dëshmuara flasin se 60-65 për qind të studentëve tanë punësohen që në vitin e parë të kryerjes së studimeve. Çdo punëdhënës që e ka ndjeshmërinë dijen dhe sensin që dy faktor t`i përcaktojë, burimet njerëzore, njerëzit dhe vetëm njerëzit dhe e dyta teknologjinë, këto të dyja nuk duhen tjera më, ne jemi vend i vogël me resurse të limituara, vend i varfër, por gjithë që do i plotësojnë këto dy kushte, i marrin përmasat e ekonomisë së shkallës dhe i shpërthejnë kufijtë – tha Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL-së.
Alsat
Loading…



