Mbreti shqiptar i kokainës, Dritan Rexhepi pritet të ekstradohet nga Turqia në vendin tonë ditën e sotme, 8 janar.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi do të kryhet, si rezultat i rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi.
Ndërkohë, nuk dihet ende ora e mbërritjes së Rexhepit në vendin tonë.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.
Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar për të, bashkëlidhur me pamje filmike, do t’ju vihet në dispozicion pas mbërritjes së tij në Rinas”, njofton policia.