Obusët turk BORAN me kalibër 105 mm javën e kaluar iu dorëzuan Maqedonisë, ndërsa promovimi i tyre zyrtar do të bëhet muajin e ardhshëm.
Detajet e marrëveshjes nuk mund të bëhen të ditur, thotë Misajlovski, sepse është e klasifikuar.
Informacioni se Maqedonia është bërë vendi i parë evropian që ka marrë obusë të Turqisë BORAN me kalibër 105 mm u njoftua nga Ministria Turke e Mbrojtjes.
“Urime të gjithëve që kontribuan në këtë sukses, i cili është me rëndësi të madhe duke pasur parasysh se ky është eksporti i parë i obusëve tona në Evropë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë Turke.
Marrëveshja për dorëzimin e obusëve u nënshkrua më 21 dhjetor të vitit 2022, ndërsa ato u dorëzuan së bashku me municionin përkatës.
BORAN konsiderohet obusi më i lehtë në klasën e tij dhe mund të transportohet me helikopter, duke e bërë atë veçanërisht të përshtatshëm për operacione mobile. Ka një rreze veprimi deri në 17 kilometra dhe mund të vendoset për një minutë.