Mijëra turq që dolën në rrugët e qytetit pas thirrjes të presidentit Erdogan, treguan edhe njëherë se mbështetësit e tij janë të shumtë dhe dështimi i grushtit të shtetit ishte vetëm falë popullit që doli nëpër rrugët e Stambollit dhe Ankarasë.
Ndërkohë një operacion i forcave të sigurisë ka shpëtuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralin e Përgjithshëm Hulusi Akar. Mediat thonë se tani ai është dërguar në një zonë të sigurt.
Situata është duke u normalizuar dhe forcat qeveritare kanë arritur mëngjesin e sotëm të hapin urën e Bosforit, e cila ishte mbyllur gjatë natës me tanke nga ata që organizuan grushtin e shtetit. Ura është hapur pjesërisht për trafikun pas dorëzimit të ushtarëve.
Mediat turke raportojnë se ideatori i grushtit të shtetit është ushtaraku Muharrem Kose.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministri Yildirim për opozitën vendase ,“I falënderoj liderët e opozitës. I dolën zot demokracisë. Duke treguar qëndrim të vendosur, u pozicionuan në anën e qeverisë. Së dyti, qytetarët tanë nuk ua lëshuan rrugët puçistëve, i falënderoj shumë. Megjithatë, qytetarët tanë kurrë të mos ndahen, të nisen nga shtëpitë drejt shesheve e të mos i lëmë ato të zbrazëta.