Të paktën 41 të vdekur dhe 240 të plagosur është bilanci i sulmeve terroriste që tronditën aeroportin “Ataturk” në Stamboll. Autoritetet turke bëjnë të ditur se tre kamikazë Þllimisht hapën zjarr në drejtim të njerëzve me pushke automatike, ndërsa më pas hodhën veten në
erë. “Dy bomba shpërthyen dhe u dëgjuan shumë krisma armësh, kishte shumë panik në mesin e njerëzve të shtrirë në dysheme. Pas disa minutash ato na treguan një rrugë për tu larguar dhe qëndruam në bodrum për rreth një orë deri sa mbaroi”, tha një dëshmitar. “Po prisja për kontroll kur dëgjova krismat e para. Të gjithë pasagjerët kthyen kokën nga erdhën të shtënat dhe pastaj Þlluan të vrapojnë të gjithë, edhe unë veprova njëjtë. Pasi arrita në një vend më të sigurt pash plot njerëz, pleq, fëmijë gra nga vende të ndryshme”, tha një
tjetër dëshmitar. “Kur u dëgjuan të shtënat e para prisnim radhë në terminal. Në Þllim nuk e kuptuam ç’po ndodh pastaj pamë që shumë njerëz po vraponin në drejtimin tonë”, u shpreh një dëshmitar. Shumica e viktimave ishin shtetas të Turqisë, rreth 15 viktima ishin nga Ukraina, Iraku, Irani dhe Arabia. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftuan se nuk ka asnjë viktimë nga Maqedonia dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën në Ankara dhe konsullin në Stamboll. Raportohet se viktima nuk ka as nga Shqipëria e Kosova.Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë askush, ndërsa kryeministri turk dyshon në Shtetin Islamik. “Përfundimet nga forcat tona të sigurisë tregojnë se ky sulm terrorist është ndërmarrë nga Shteti Islamik, megjithëse hetimi është ende në proces”, deklaroi kryeministri i Turqisë Binali Jildirim. Të gjitha àuturimet mbrëmë u ri-destinuar për qytete tjera të Turqisë. Aeroplani nga Shkupi
ka ateruar mbrëmë në Izmir. 15 minuta para shpërthimit nga aeroporti i Stambollit ka àuturuar aeroplani për në Prishtinë. Mbrëmjen e 28 qershorit avioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ka zbritur në aeroportin Ataturkut në Stamboll në momentin e sulmit terrorist.Rama ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare. “Spreh keqardhje të thellë për jetët e pafajshme të humbura në këtë tjetër akt barbar te atyre qe s’kanë as Zot as shprese dhe as vend mes njerëzve!”, ka shkruar Rama. Sulmin terrorist e kanë dënuar edhe liderë të shumë vendeve botërore.
https://www.youtube.com/watch?v=CeSti-Yy9tY/
Shefkije Alasani
Data 01.04.2026
Aktuale
- Zëvendëskryeministri Bekim Sali takon kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Turqisë, Sali Arpagush
- Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit
- Krenar Lloga rikthen në vëmendje shkatërrimin e Xhamisë Burmali: Një nga krimet e pushtuesve serbë
- Mickoski: Nuk ka ndryshime kushtetuese pa garanci për identitetin maqedonas dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari
- Privohen nga liria dy persona nga Tetova, kapen me lëndë narkotike
- Studentët thirrje profesorëve: Bashkohuni në protestën e 6 prillit për të drejtat në arsim
- Ranë pre e sulmit kibernetik të “Homeland Justice”, Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm mbeten pa sistem
- Maqedoni, arrestohet një grua, jepte para me “kamatë”

