Grupi parlamentar i LSDM-së dhe i koalicionit të bashkuar
konsideron se partia BESA duhet që të ketë anëtar të KSHZ-së, por se për këtë duhet të respektohen rregullat ligjore.
“Ne nuk e përjashtojmë si qëndrim as si parti, e as si grup parlamentar, por normalisht duke respektuar edhe dispozitat e tjera ligjore sepse komisioni amë në Kuvend duhet që të vendosë ku qëndron problemi për këtë çështje respektivisht midis cila ligjeve ekziston kolizion në zbatimin e tyre dhe të japë sqarim autentik në kërkesën e BESË-s”, deklaroi sot koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tunev.
Partia BESA konsideron se duhet të ketë anëtarë në KSHZ, duke pasur parasysh rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor.
Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, tha se kompetenti i vetëm për këtë çështje është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Në intervistë për MIA-n, ai theksoi se anëtarët e KSHZ-së janë zgjedhur nga Kuvendi i RM-së në procedura dhe me mandat të caktuar në pajtim me Kodin Ligjor.
“Organi i vetëm kompetent për përgjigjen e kësaj çështje është Kuvendi i RM-së”, deklaroi Çiçakovski. p/bsh/14:2
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


