Gjykatësi i Manhattanit, Juan M. Merchan ka vendosur të shpallë vendimin e tij në lidhje me gjyqin e famshëm kundër Donald Trump, në datën 10 janar. Trump po gjykohet në lidhje me skandalin e korrpusionit ku e përshirë është dhe aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Vendimi që pritet të jepët 10 ditë përpara inagurimit të tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet të sjellë mbyllje të çështjes pa burgim, gjobë apo kusht. Megjithatë ky proces do ta bënte Trump presidentin e parë të SHBA që merr detyrën si i dënuar për krime.
Për çfarë po gjykohet Donald Trump:
Trump u dënua në maj për 34 akuza të krimit për falsifikimin e të dhënave të biznesit të tij. Ato i përkisnin një pagese prej 130,000 dollarësh, të bërë përmes ish-avokatit të tij personal në vitin 2016, për të mbajtur të heshtur aktoren porno Stormy Daniels nga publikimi i historisë së saj ku thonte se ka kryer marrëdhënie seksuale me Trump një dekadë më parë. Vetë Trump i ka mohuar këto akuza duke mos pranuar asnjë nga ato çfarë është thënë.
Dënimi i Trump u caktua fillimisht për 11 korrik. Por me kërkesë të avokatëve të tij, procedura u shty dy herë , duke përfunduar përfundimisht në një datë në fund të nëntorit, pas zgjedhjeve presidenciale. Pastaj Trump fitoi dhe Merchan vuri gjithçka në pritje për të marrë parasysh se çfarë të bënte.