Donald Trump Jr po planifikon të vizitojë Grenlandën, dy javë pasi babai i tij përsëriti dëshirën e tij që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez.
Donald Trump ringjalli polemika në dhjetor kur tha se “pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA-së, përcjell Telegrafi.
Ai kishte shprehur më parë një interes për të blerë ishullin Arktik gjatë mandatit të tij të parë si president.
Trump u kundërshtua nga udhëheqësit e Grenlandës në të dyja rastet.
“Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi në shitje”, tha kryeministri i ishullit, Mute Egede, në dhjetor. “Grenlanda i përket popullit të Grenlandës”.
Presidenti i zgjedhur Trump konfirmoi udhëtimin e djalit të tij në platformën e tij të mediave sociale Truth Social të hënën.