F.D. 31 vjeçare nga Struga meriton epitetin heroinë. Ajo nuk ka pritur zjarrëfikësat, por është futur në flakë për të shpëtuar nënëloken 69 vjeçare, e cila po digjej brenda shtëpisë së kapluar nga zjarri. Edhe pse me djegie të rënda, F.D. ka arritura ta shpëtojë 62 vjeçaren L.D., e cila për shkak të lëndimeve është transferuar në Shkup, shkruan Gazeta Lajm. “Të mërkurën (18.04.2018) rreth orës 11 e 30 minuta në Stacionin policor në Strugë është denoncuar se në rrugën “Boro Shain”, në shtëpinë pronë e S.D. (69) ka shpërthyer zjarr në njërën prej dhomave, brenda të cilës ka qenë l.D. (62), me ç’rast ka marrë lëndime të rënda (djegie). Ajo është transferuar në Qendrën mjekësore në Strugë prej ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza në Shkup. Gjatë shpëtimit të L.D. nga dhoma ku ka qenë, lëndime trupore ka marrë F.D. (31) e cila është transferuar dhe është ndalur për shërim në Spitalin e Strugës. Zjarri është fikur nga një ekip i Njësitit të zjarrfikësve në Strugë. Janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punohet për ndriçim të plotë të rastit”, njoftoi MPB.
Data 27.10.2026
Aktuale
- BE-ja propozon t’i japë Frontex-it kompetenca për kthimin e emigrantëve nga një vend i tretë në tjetrin
- Një histori tronditëse: Problemet e ligjit të bashkëshortit të Arlindës dhe pasojat e saj
- Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
- FOTOLAJM/ Të enjten sherr e grushte, të hënën muhabet
- Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës
- Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet
- Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt nis, djalit të saj i duhet të sillet nga policia
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti para drejtësisë për akuzat e dhunës


