Kur një pushtet i caktuar dëshiron që të udhëheq me gjyqësinë, gjegjësisht të ketë kontroll ndaj lëndëve dhe proceseve gjyqësore, sipas rregullit zgjedh gjykatës, prokuror dhe kryetar të gjykatave ose shefa të prokurorive. Përmes tyre ai i kontrollon administratën gjyqësore dhe të prokurorisë, gjegjësisht vazhdimisht në mënyrë indirekte mund që të ketë qasje në disa lëndë, transmeton Almakos.
Për pushtetin e VMRO-DPMNE-së ishte karakteristike që në vazhdimësi kanë zgjedhur gjykatës dhe prokuror të rinj, ndërsa kuadrot e besueshëm gjyqësor i kanë ngritur në pozita më të larta. Nga distanca e sotme nëse shikohet profili i këtij kuadri, partia e Nikolla Gruevskit në atë kohë, saktë e ka ditur cilin dhe në cilën pozitë ta zgjedh, sa mund t`i besoj dhe t`i shërbeje interesave partiake, si dhe në të ardhmen, gjatë ndërrimit eventual të pushtetit, ai individ do të jetë në anën e VMRO-DPMNE-në. Sikur që sot është praktikë.
Gjykatësit patën sukses në tentimin që të gjithë të akuzuarit e VMRO-së të dalin nga paraburgimi
Tashmë po kalon viti i tretë nga sundimi i LSDM-së, ndërsa Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik, dyja, sipas teorisë, trupa të pavarur që zgjedhin gjykatës dhe prokuror, nuk kanë zgjedhur thuajse asnjë kuadër në sistemin gjyqësor, gjegjësisht nëpër gjykata dhe prokurori edhe më andej dominon kuadri i VMRO-DPMNE-së. Ditët e para pas ndryshimit të pushtetit, sigurisht shumica prej gjykatësve dhe prokurorëve janë frikësuar për të ardhmen dhe pozicionin e tyre, sidomos kur dihet se në fillimin e mandatit të LSDM-së, por edhe në periudhën parazgjedhore, përflitej ideja për rizgjedhjen e plotë të gjykatësve , por tani, pas tre viteve të kaluara, kuadrot e njëjta të frikësuara, sipas gjitha gjasave janë rehatuar, pasi që askush nuk i ka ndërruar ose degraduar, e as tani nën presionin direkt të pushtetit, si në të kaluarën dhe munden lirshëm të zbatojnë agjendën politike, kësaj here të opozitës.
Preokupimi kryesor i shumicës së gjykatësve, para së të zgjidhen në kohën e VMRO-DPMNE-së, sidomos të disave të Gjykatës së Apelit, është si të ndërpriten paraburgimet e funksionarëve të akuzuar të VMRO-së dhe si t`i kap ngërçi lëndët e PSP-së. Pse VMRO-DPMNE-së dhe instalimeve të tyre në gjyqësi iu është me rëndësi që të mos ketë masë paraburgimi për askënd? E para, pasi që kështu më lehtë organizohet ikja sipas shembullit të Nikolla Gruevskit. Pastaj, me mos arrestimin e funksionarëve dhe bashkëpunëtorëve kriminal të VMRO-DPMNE-së i jep hapësirë për shtyrje të procesit gjyqësor, dhe kjo gjë çon deri në vdekjen e dosjeve penale të PSP-së. Pjesa më e madhe e këtyre veprave nuk vjetrohen, por për gjykatësit dhe kreun partiak të opozitës më me rëndësi është prolongimi i gjykimeve që të shtyhet deri në ndërrimin eventual të pushtetit, kur edhe shumë lehtë mund që të pritet që lëndët e PSP-së të harrohen, madje edhe me ndonjë rregull ligjore të prishen.
D.m.th., relacionet e VMRO-së me gjykatësit kanë arritur që ta hapin fazën e parë të agjendës, nuk ka asnjë person në paraburgim për skandalet më të mëdha kriminale, as Sasho Mijalkov, as Orce Kamcev, as ish ministrat, deputet, funksionar të lartë partiak. Burimet gjyqësore përcjellin se qysh në vitin 2017 para ndryshimit të pushtetit, pjesa më e madhe e gjykatësve kanë qenë të përfshirë në rrjetin ku detyra kryesore, përmes direktivave partiake, ka qenë që të paraburgosurit e VMRO-DPMNE-së të dalin dhe t`i përcaktohen masa më të lehta të kujdesit.
Tani, pas suksesit me paraburgimin, agjendës së gjykatësve të VMRO-së iu është shtuar pika për prolongimin e lëndëve deri në pafundësi, ose deri në ndryshimin eventual të pushtetit, që të kanë mundësi të akuzuarit e VMRO-së pastaj të ndjehen rehat në pritjen e zgjidhjes politike të lëndëve të tyre, e cila asesi nuk nënkupton përfundimin juridik të veprave që dalin nga bisedat e përgjuara.
Edhe kjo pikë ngadalë po realizohet, pjesa më e madhe e lëndëve ose ende nuk iu është nisur gjykimi, ndërsa për ato që nis kanë probleme dhe gjatë tërë kohës po prolongohen. Interpretimi i lirë do të ishte se ngadalë por sigurt, agjenda e VMRO-së përmes gjykatësve po realizohet.
Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e VMRO-DPMNE-së qëndruan në pozicionet e tyre
LSDM në mënyrë deklarative nuk dëshiron që të ketë kontroll ndaj gjyqësisë, por kështu është edhe në praktikë. Sa më shumë që LSDM po qëndron larg gjykatave dhe prokurorive, aq më shumë i ngel hapësirë kuadrove të VMRO-së të kërcejnë dhe t`i kontrollojnë proceset.
Shembull direkt është ajo me paraburgimet në lëndët e PSP-së.
Shumë më shumë të akuzuar, për vepra më të vogla penale, me muaj po qëndrojnë në paraburgim duke mos pasur mundësi të dalin me asnjë garanci, për dallim prej të akuzuarve në lëndët e PSP-së të cilët në cilën do mënyrë kanë dal jashtë.
Gjatë tre viteve të fundit, Këshilli gjyqësor nuk ka zgjedhur gjykatës të rinj, zgjedhja është lëndë te pesë gjykatës në gjykatat më të larta, por nuk ka kuadro të rinj, e pikërisht kuadri i ri gjithmonë vlen për të zgjedhur partiak nga koalicioni në pushtet. E njëjta po ndodh edhe me prokurorët, tre vite nuk kemi asnjë zgjedhje.
Çka nënkupton kjo gjë?
Se në vitet e fundit po zbrazen vendet në gjykatat dhe prokurorinë përmes selektimit natyror ( shkuarje në pension), dhe kur në vendin e tyre nuk janë zgjedhur të rinj i jepet mundësia për dominim kuadrove që janë zgjedhur para pesë ose dhjetë viteve, ose kuadrove të zgjedhura në kohën e Nikolla Gruevskit.
Pikërisht ato po udhëheqin me gjykatat dhe lëndët. Nëse janë bërë analiza të zgjedhjeve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, atëherë arrihet te numri i madh i të punësuarve në kohën e VMRO-DPMNE-së ,ose rreth 400 deri në 500 gjykatës dhe rreth 200 prokuror. Ai një sistem i plotë i njerëzve përmes të cilëve tani edhe nga opozita, partia e Hristijan Mickovskit mundet që t`i kontrolloje. Prej atje, nuk ka asnjë ndryshim në përbërjen gjyqësore ose të prokurorisë. Edhe më andej po sundojnë njerëzit e njëjtë që kanë fjalën kryesore edhe paraprakisht para se LSDM-ja të ngjitet në pushtet.
Ta marrim si shembull Gjykatën e Apelit në Shkup, që ka vendim kryesor në raport me caktimin ose ndërprerjen e masës së paraburgimit. Atje nuk ka asnjë ndryshim personal. Me këshillat penal udhëheqin gjykatës të njëjtë, Jani Nica, Safet Kadri, Tanja Dukovska. Për kryetare e gjyqit është zgjedhur Lidija Dimcevska, por frenat edhe më andej në dorë i ka Liljana Shopova dhe Lupka Arsenievska, edhe dyja kryetare në kohën e VMRO-DPMNE-së.
Është e njëjta gjë edhe me këshillat e qytetarëve që po i udhëheqin kuadrot që kanë pasur lidhje në raportet me VMRO-DPMNE-së, ndërsa anëtarët e këshillave janë të njëjtët qysh nga koha e pushtetit paraprak. Si njerëz të tyre ose gjykatës të besueshëm llogariten Elizabeta Dukovska e cila udhëheq me këshillin ekonomik si dhe Roze Georgievska dhe Rozalinda Ristevska.
Madje lidhja e gjykatësve me të akuzuarit në lëndët e PSP-së dhe avokatët e tyre vërtetohet edhe me atë se bashkërisht shkojnë në festa, siç ka qenë një rast për lindjen e një personi, aheng ku bashkërisht kanë cakërruar gotat të akuzuar, avokat dhe gjykatës. Kanë pasur raste që të festojnë edhe për ndërprerjen e paraburgimeve.
Por jo vetëm në ahengjet private, shumica prej të punësuarve në Gjykatën e Apelit, por edhe në Gjykatën Themelore Shkupi, 1, thonë se avokatët e të akuzuarve nga PSP vazhdimisht vizitohen nga gjykatësit përmes të cilëve kryhet presioni për lëndët dhe paraburgimet. Kafetë e tyre janë të dukshme për të gjithë të punësuarit, por në një situatë kur LSDM-ja nuk dëshiron që të ketë kontroll indirekt ndaj gjyqësisë, gjithsesi kjo është e mundshme.
Institucionet kompetente që janë të obliguara për zgjedhjen e kuadrove në gjyqësi përgjigjen me gjysme goje në pyetjet, derisa në Këshillin Gjyqësor në thonjëza kanë pritur gjenerata të reja nga Akademia për gjykatës dhe prokuror publik, derisa e njëjta gjë po pritet edhe nga Këshilli i Prokurorëve, por në mënyrë shtesë aty nuk kanë para për punësime të reja.
Në një situatë kur pushteti aktual dëshiron që të krijoje pavarësi në gjyqësi, ndërsa një hap drejt saj është edhe Ligji i ri për Prokurorinë Publike, që u bë pengesë për marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës, VMRO-DPMNE lehtas po i kontrollon qindra gjykatës dhe prokuror të zgjedhur në kohën e tyre. Në një situatë të tillë shumë vështirë do ta ketë kryeministri Zoran Zaev që t`i realizoje qëllimet për gjyqësi profesionale dhe objektive./Almakos/



