SPAK ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me krimet zgjedhore. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bën me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, nga të cilat 35 janë regjistruar si procedime penale dhe kanë kaluar në fazën e hetimit.
Sipas të dhënave:
-
22 vendime janë marrë për mosfillimin e hetimeve;
-
16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore;
-
10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë për informacion shtesë ose për veprime të para hetimore;
-
1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.
Lidhur me 35 procedimet penale të regjistruara:
-
20 janë nisur nga referime të Policisë së Shtetit;
-
8 janë nisur kryesisht nga vetë SPAK;
-
3 janë bazuar në kallëzime nga shtetas të ndryshëm;
-
2 janë nisur nga kallëzime të subjekteve politike;
-
2 të tjera janë referuar nga prokuroritë e rretheve gjyqësore.
Sa i takon veprave penale për të cilat janë regjistruar procedimet:
-
29 procedime për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje (neni 328 i Kodit Penal);
-
4 procedime për veprat penale sipas neneve 328 dhe 328/b (korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje);
-
1 procedim sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike);
-
1 procedim për veprat penale sipas neneve 328/a dhe 248 (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorimi i detyrës).
SPAK vijon hetimet për evidentimin dhe ndëshkimin e çdo akti të paligjshëm që cënon integritetin e procesit zgjedhor.