Alsat 2019-08-15T12:00:34+02:00
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “TNT”, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, i dyshuari Toni Trajkovski kërkoi përjashtimin e prokurores special Katica Janeva, e cili përfaqëson organin e akuzës.
Trajkovski shfaqi dyshimet e tij për ish drejtorin e ndërmarrjes “Drim Building”, Adrian Amzoski, i cili ishte investitor në ndërtesën Cosmos. Ai e implikon Amzoskin në rastin “Reket”, duke theksuar se aktakuza kundër Amzoski në rastin TNT ishte tërhequr në mes të procedurës.
Në mes të procedurës, Katica Janeva tërhoqi aktakuzën kundër Amzoskit, tha Trajkovski, duke shtuar se kompania “Drim Building” i ka paguar mbi 16 milion denarë organizatës “Lidhja Ndërkombëtar”, ku Bojan Jovanovski- Boki 13 është kryetar.
Gjykatësi Ognen Stavrev tha se seanca gjyësore do të vazhdon dhe se gjykata gjithashtu do të vendosë mbi kërkesën, për të cilën ai tha se nuk kishte kohë për ta shqyrtuar.
Në seancën e sotme për rastin TNT priten të dëgjohen disa dëshmitarë.
Në rastin TNT, të akuzuar janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe Trajkovski, të cilat akuzohen për rrënimin e objektit “Kozmos” në pronësi të Fiat Canovskit. Përfaqësues ni PSP-së në këtë rast është prokurori Burim Rustemi./Alsat
Loading…


