Shkruan: Naser Pajaziti
A e mbani mend?
Kjo ishte Qendra Kovid në Tetovë, që nga hapja u shoqërua me debate dhe paralajmërime se nuk ishte funksionale! Dhe ashtu ndodhi?
Natën e 8 shtatorit 2021 u shkrumbua, mori 14 jetë njerëzish dhe ende askush nuk ka dhënë llogari!
3.6 milionë euro nga buxheti i shtetit u dhanë për 17 qendra kovid, mes tyre edhe kjo që u kthye në hi në Tetovë.
Tenderin e fitoi “Brako”, kompania e ish-zv.kryeministrit Koço Angjushev, pjesë e Qeverisë së parë të Zaevit. Ministër i Shëndetësisë ishte Venko Filipçe, shoku i ngushtë i Zaevit, që sot është kryetar i LSDM-së.
Një projekt i mbushur me afera dhe korrupsion, një tragjedi e paralajmëruar që i mori jetën 14 njerëzve të pafajshëm!
Askush nuk dha llogari, përpos peshqive të vegjël, që edhe ata ja arritën të shpëtojnë falë gjyqësisë së korruptuar!
Janë bërë 3 vjet e gjysmë nga kjo tragjedi e rëndë, dhe dosja ka përfunduar në labirinthet e metastafazës krimo-gjyqësore.
Pas disa anulimeve, gjyqi ka rifilluar me gjykatës të ri. Prokuroria ka prezantuar aktakuzën ndaj ish-drejtorëve të spitalit dhe subjektit ekonomik, ndërsa pala mbrojtëse ka kundërshtuar legjitimitetin e disa dëshmive. Rigjykimi u kërkua nga Gjykata e Apelit në Gostivar për shkak të mangësive në vendimin e parë, ku dy ish-drejtorët u dënuan me burg me kusht dhe spitali me një gjobë prej një milion denarësh. Por shpëtuan kokat kryesore!
Mos harrojmë! Mos heshtim!