Ditën e sotme u raportua për një trafik të mjeteve në autostradën Thumanë-Kashar, e cila i kalonte 10 kilometra. Për shkak situatës së krijuar, është hequr përkohësisht tarifa e kalimit në ketë aks rrugor, deri në lehtësimin e gjendjes së trafikut.
News 24 raporton se dy sportelet raportohet nuk përballojnë dot fluksin e automjeteve, pasi pagesa e tarifës në sportele krijonte radhë të gjata makinash në autostradë duke bllokuar kështu qarkullimin.
Sportelet e vendosura nga firma koncesionare nuk ishin në gjendje të perballonin fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqiperisë së mesme.
LEXO EDHE:
Trafik mbi 10 km në autostradën e re Thumanë-Kashar, shkak aplikimi i pagesës së këtij aksi rrugor