Ndalimi i 4 personave në maj të këtij viti që ne çantë iu gjeten 10 pistoleta solli fillimin e një bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në procedimet e përbashkëta mes dy vendeve është provuar shitja e armë të zjarrit ku janë përdorur dhe agjentë te infiltruar.
Për të zbardhur rrjetin e trafikut të armëve policia shqiptare ka administruar dëshminë e një prej të arrestuarve ne muajin maj të këtij viti, dhe ky informacion më pas i është dërguar autoriteteve kosovare.Nga hetimi është zbuluar se armët vinin nga Turqia si armë sportive dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri. Trafikantet përdornin ditën e shtune dhe të diele për kalimin në kufi pasi sipas një marrëveshje makinat nuk kontrollohen dhe kjo ishte në favor të trafikantëve.
Shpesh here armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin jo me para por edhe me kokaine.
Këtu futet roli i Euxhenjo Manushit i arrestuar pak ditë më parë në një operacion antidroge. Sipas policisë ky i fundit interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë. Hetimet kanë provuar se në disa episode ai së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës më lënde narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjell armë zjarri. Policia e Tiranës po verifikon episode ku armët e ardhura nga Turqia disa herë kanë tentuar të trafikoheshin edhe në vendet e tjera fqinje për të cilët nëse provohet do ti rëndohet akuza e personave nën hetim.
Në dy fazat e operacionit në vendin tonë jane arrestuar 10 persona e ndërsa në Kosovë 13 shtetas.