Profesoresha Arta Toçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të disa funksionarëve dhe përfaqësuesve institucionalë kundër protestës së studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, duke i cilësuar ato si “të neveritshme” dhe të turpshme.
Në reagimin e saj publik, Toçi ka kritikuar disa drejtorë institucionesh, kryetarë komunash, përfaqësues të partive të vogla dhe funksionarë të tjerë, të cilët sipas saj po dalin kundër studentëve që kërkojnë të drejtat e tyre.
Reagimi i plotë i profesoreshës Arta Toçi:
Të neveritshme reagimet e sotme të disa drejtorëve të institucioneve, të disa karieristëve të vegjël kokëbosh, të disa kryetarëve të komunave, të disa partive minore që tentojnë te jenë pjesë e qeverisë e të disa analfabetëve në funkcione!
Turp bre, po vërtetë marre bre me dal’ kundër studentit i cili të vetmen armë e ka rrugën! Çka të keqe ju bëjnë?
Ju që shkruani sot, e këto di


