Ish kryeministri Nikolla Gruevski është paraqitur në Gjykatën e Apelit si i dyshuar kryesor në rastin e PSP-së “Titanik”. Në rastin Titnik përveç ish kryeministrit janë të akuzuar edhe Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, MArtin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski.
Vetëm disa ditë më parë Gjykata Penale refuzoi kërkesën e PSP-së dhe vendosi që Nikolla Greuvskit të mos i caktohet masa paraburgim por t’i merret vetëm pasaporta. Përveç Gruevskit, pa dokument udhëtimi mbetën edhe ish ministrat Gordana Jankuloska dhe Mile Janakieski, si dhe ish sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer. Për 16 të akuzuarit tjerë në “Titanik”, Gjykata pranoi propozimin e Speciales dhe shqiptoi masa kujdesi. Pa pasaportë diplomatike mbetën edhe ish zv- ministrja e drejtësisë, Biljana Brishkoska- Boshkovska si dhe deputeti Ilija Dimovski. Specialja paralajmëroi se do të ankohet pasi nuk ka paraburgim për të akuzuarit.

