Gazetari i sportit, Mahir Thaçi, që mori pjesë personalisht në tre ndeshjet e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian 2020, gjatë debatit nëse Përfaqësuesja e Futbollit është “fytyra reale e vendit”, tha se tashmë Përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë është një familje e madhe ku nuk ka më vend për paragjykime etnike. Ai tha se Përfaqësuesja jonë ka një harmoni të jashtëzakonshme dhe kjo ndihet kudo, që nga stërvitjet deri te udhëtimet jashtë vendit.
– Advertisements –
Përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë është një familje e madhe, pa marrë parasysh se çfarë etniteti është, sepse të gjithë atje, ata janë futbollistë profesionistë. Përfaqësuesja jonë ka një harmoni të jashtëzakonshme, ndihet kjo harmoni edhe gjatë stërvitjeve, ndihet edhe gjatë udhëtimeve të përbashkëta. Sepse ne si gazetarë udhëtojmë një pjesë të rrugës edhe bashkë, prandaj ne e ndjejmë nga afër këtë atmosferë dhe kjo është reale. Prioriteti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë është që të jepet një mesazh i fortë se futbolli është për të gjithë, pa marrë parasysh se çfarë etniteti je. Të gjithë shihen si futbollistë të Maqedonisë- tha Thaçi.