Ditën e sotme, në ‘Bllok 4’ filluan punimet për hapjen e rrugës. Është fjala për rrugë me gjatësi prej 500 metrave, gjerësi 6 metra. Në të dyja anët e rrugës janë paraparë trotuare, dhe pjesa e cila do të bëjë rregullimin e pikave të lidhjes me ujësjellës dhe me ndiçimin publik. Përndryshe, në rrugën e cila është hapur, më parë ka qenë objekti i cili i ka takuar fabrikës së tullave ‘Cigllana’.
Gjatë ditës së sotme në një pjesë të lagjes Drenovec, konkretisht në ‘Blloku 4’ filluan punimet për hapjen dhe vazhdimin e kësaj rruge. Sipas kryetares së komunës, Teuta Arifi, në bashkëpunim të më shumë sektorëve të komunës i është dhënë prioritet ‘Bllokut 4’ dhe punimet po vazhdojnë me intensitet.
“Vazhdojmë me puninet për hapjen dhe rregullimin e rrugës në Bllokun 4. Pasi rrënuam objektin industrial pa leje i cili pengonte hapjen e rrugës në këtë lagje, sot filluam me punët ndërtimore pë rregullimin e rrugës dhe infrastrukturës përcjellëse. Bëhet fjalë për rrugë me gjatësi 500 metra, gjërësi 6 metra dhe trotuare në dy anët me gjërësi 2 metra. Paralelisht do të realizojmë edhe vendosjen e ndriçimit publik dhe kanalizimit atmosferik”, shkruan Arifi përmes rrjetit social Fb.