Dje rreth orës 15.00 në udhëkryqin në mes të rrugëve ,,Blagoja Toska,, dhe ,,JNA,, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën pjesëmarrës kanë qenë: vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, e drejtuar nga 32- vjeçarja A.I. nga fshati Sedllarcë e Epërme, dhe motoçikleta e tipit ,,Pezho,, gjithashtu me targa të Tetovës, e drejtuar nga 23-vjeçari B.A. nga fshati Poroj.
Motoçiklisti B.A. Dhe bashkudhëtari i tij A.A. 29-vjeç nga fshati Poroj, kanë marr lëndime trupore, dhe janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjekësore.
Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet për zbulimin e shkakut të aksidentit, rrethanave dhe të gjitha detajeve në veçanti për ndodhjen e këtij aksidenti.