Alsat-M 2019-09-06T15:42:41+02:00
Incident në Spitalin e Tetovës. Një pacient ka sulmuar mjekun e repartit të Dermatologjisë Arben Emurllai. Sipas informatave të Alsat, mjeku është sulmuar dy herë madje në prezencë të policisë. Pacienti me inicialet A.B 43 vjeçar nga Reçica e Madhe ka kërkuar nga Emrullai t’i japë deklaratë me shkrim se një koleg i tij nuk ka qenë në vendin e punës pavarësisht se ka pasur termin për kontroll. Por Emrullai ka refuzuar një gjë të tillë pasi kolegu i tij ka qenë në kolegjium. Si pasojë e goditjeve të marra mjeku ka humbur vetëdijen dhe është dërguar për trajtim në Klinikën e Shkupit.
Shefi i repartit të Dermatologjisë, doktor Fatmir Rushani, nuk pranoi të prononcohet para kamerave, me arsyetimin se nuk ka siguri personale, sepse, sipas tij, rasti ka ndodhur për të dytën herë në sy të policëve është sulmuar doktori i cili ka humbur vetëdijen dhe në gjendje të tillë është drejtuar për në klinikat e Shkupit”.
Rastin e ka konfirmuar edhe Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, nga ku, informojnë se 43 vjeçari nga fshati Reçicë e Madhe, është arrestuar dhe po merren masat për zbardhjen e tërësishëm të rastit. Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Shoqata e mjekëve Shqiptar, kreu i të cilës, për Alsat tha se ky nuk është rasti i vetëm por gjërat e këtilla po përsëriten gati çdo javë. Doktori Nevzat Elezi ka kërkuar që me urgjencë Qeveria të sjell Ligjin për mbrojtjen e mjekëve.
Për fat të keq po përsëriten gjërat, por e mira e gjithë kësaj është se kemi informatat e fundit se mjeku është në gjendje stabile dhe ka kontaktuar me kolegët. Atë që gjithnjë Shoqata e mjekëve shqiptar të Maqedonisë që ka apeluar deri tek ministria e Shëndetësisë dhe ministri vetë që është koha më të sillet Ligji për mbrojtjen e mjekëve si duket sot duhet të vuloset kjo dhe përfundimisht të ndërmerret diçka më serioze”.- theksoi Nevzat Elezi. Kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptar
Për incidentin është njoftuar edhe ministri i Shëndetësisë. Venko Filipçe tha se mjeku nuk ka lëndime serioze ndërsa paralajmëroi se gjatë ditës do dilet me informata më precize.
Sa u lajmëruam për këtë, por për fat nuk ka lëndime serioze por do të mbahet sonde në neurokirurgji për observim . unë u dëgjova edhe me përfaqësues të MPB por ende nuki ka informata se çka ka ngjarë. Gjatë ditës do dalim me informata të tjera”.- u shpreh Venko Filipçe Ministër i Shëndetësisë
Përndryshe, në spitalin klinik të Tetovës, për këtë vit ky është rasti i tretë i sulmit ndaj mantel bardhëve.
Bashkim Sulejmani
Loading…



