Në emer të Iniciativës ZERO – ju falenderohemi që iu bashkuat protestës prej nZERO! Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, ju ishit aty – të pranishëm, të zëshëm dhe të vendosur për të dërguar mesazhin se nuk harrojmë. Viktimat nuk janë thjesht viktima të tragjedive – ato janë viktima të një sistemi të kalbur nga korrupsioni, krimi, paaftësia dhe neglizhenca institucionale.
Ka nga ata që kanë tentuar ta njollosin këtë protestë, t’i japin ngjyrime partiake, t’i vënë flamur të huaj mbi diçka që është thellësisht nismë qytetare, nismë e të rinjve me ndërgjegje.
Ne fillojmë nga ZERO – sepse aty ku ka padrejtësi, nuk ndërtohet mbi të vjetrën. Nuk ndërtohet mbi kompromis. Fillojmë nga e vërteta. Fillojmë nga ZERO. Me duar të pastra, me zemra të guximshme.
Ne do të vazhdojmë, të dashur qytetarë.
Kjo është vetëm fillimi i një beteje të gjatë për drejtësi të vërtetë. Sepse kemi obligim moral dhe shoqëror ndaj viktimave – që një ditë, ata të prehen të qetë, vetëm atëherë kur fajtorët e vërtetë të jenë prapa grilave.