Disa gëzhoja të armëve të zjarrit kanë përfunduar në Medresenë e Vajzave në Tetovë. Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, derisa sot është raportuar në polici nga një pjesëtare e sigurimit publik e angazhuar nga Medreseja. Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe se rasti është dokumentuar ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë. Banorët në afërsi të vendit të ngjarjes thonë se mbrëmjen mes ditës së shtunë dhe ditës së diel janë dëgjuar disa krisma të armëve në këtë rajon.
Data 14.06.2025
Aktuale
- Mexhiti zbulon detaje nga ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
- Presidenti Erdogan drejton takimin e sigurisë pas tensioneve Izrael-Iran
- Perspektiva e Rusisë mbi luftën në Ukrainë, analisti rus: Ja si Putin e sheh konfliktin, fitorja është thelbësore për të ruajtur statusin e Moskës si fuqi globale
- Destani në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovë: Kjo ditë përfaqëson përpjekjet e sakrificat shekullore për liri e pavarësi
- Në Shkup u promovua libri “Mekami i Rumelisë” të poetit Xhelal Balkan
- Braktisi automjetin dhe u arratis pasi përplasi 5 këmbësorë, vihet në pranga 39-vjeçari
- “Universiteti Luarasi ofron kurrikulat më të mira në vend!”- Profesor Geron Kamberi: Tre programe të reja në bashkëpunim me shkollën ekonomike të Londrës! Ja risitë për maturantët
- (VIDEO) Raportet dypalëshe, Mickoski: Komunikojmë me Komisionin Evropian për Bullgarinë