Nga MPB njoftojnë se dje në ora 11:35 dhe 12:20, në fshatin Bogovinë të Tetovës i kanë privuar nga liria L.Z. (36) nga fshati Bogovinë dhe E.N. (32) nga fshati Sedllarcë e Poshtme.
Siç njoftoi sot MPB-ja, dyshohet se në periudhën nga ora 01:00 deri në orën 06:00 kanë kryer një vjedhje të rëndë në një objekt për shitje në pronësi të N.I (55) nga fshati Bogovinë, me ç’rast kanë marrë para dhe disa produkte.
Personat janë ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.