Një 50-vjeçare nga Tetova ka denoncuar keqpërdorimin e kartelës së saj debitore, pasi ka konstatuar se nga llogaria e saj rrjedhëse janë kryer disa transaksione të paautorizuara.
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, ajo e ka raportuar rastin në polici pasditen e djeshme në ora 14:00.
Në maj të këtij viti, përmes shërbimit “mobile banking”, ajo kishte vënë re se i mungonin mjete në llogari, por për shkak të lejes mjekësore (pushimit mjekësor) nuk kishte mundur ta verifikonte rastin në bankë.
Më 17 qershor, kur ka tërhequr pasqyrën bankare, ajo ka parë se përgjatë një viti ishin realizuar transaksione të shumta të paautorizuara, me çka është dëmtuar për rreth 80.000 denarë.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



