Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë prej me 15 dhjetor të këtij viti do t`i lëshoje në qarkullim bankënotat prej 200 dhe 2.000 denarësh, ndërsa njëkohësisht do t`i tërheq nga qarkullimi bankënotat prej 5.000 denarësh.
BPRM informoi se vendimi për lëshimin në përdorim të bankënotave prej 200 dhe 2.000 denarësh ka dalë nga nevoja reale për rebalancimin e strukturës së parave në qarkullim.