Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, Alvaro Morata ka folur për shumë çështje sa i përket të ardhmes së tij.
Sulmuesi i Spanjës, i cili ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e kësaj skuadre në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, foli në prag të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Francës për mundësinë e tërheqjes nga përfaqësuesja pas EURO 2024.
I pyetur pikërisht për këtë çështje, 31-vjeçari tha se është një vendim i vështirë, por që edhe mund të ndodhë.
“Varet, varet si do të shkojnë gjërat.
Është e vështirë të marrësh një vendim të tillë, por është një mundësi”-u shpreh Alvaro Morata.