Demokracia patjetër që duhet të jetë një nga shtyllat bazë të sistemit arsimor. Procesi arsimor
është mjet për përvetësimin e aftësive dhe njohurive, por patjetër duhet të orientohet edhe
ndaj të menduarit kritik, ndaj zhvillimit të përgjegjësisë, ndërgjegjësimit për të drejtat dhe
detyrimet е njeriut, ndaj konstruktivitetit dhe respektit.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në punëtorinë
përfundimtare “Përforcimi i shkollave për arsim demokratik – arritjet dhe rezultatet”, në
kuadër të projektit “Arsim cilësor për të gjithë” të cilin Këshilli i Evropës e implementoi nga
viti 2023, me mjete financiare nga Republika Federale e Gjermanisë.
“Kam nderin që sot Maqedonia, në zhvillimin e arsimit demokratik, për partnerë ka faktorë të
rëndësishëm ndërkombëtarë të clët ndihmojnë në zhvillimin e klimës demokratike dhe
gjithëpërfshirjes së shkollave dhe komunave. Dua t’i falënderoj sinqerisht. Pres që përvojën të
cilën e kanë fituar udhëheqësit e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit, ta përcjellin edhe në
shkolla të tjera dhe e gjitha kjo të ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe
paqësore”, tha Janevska.
Ministrja theksoi se nëse 25 shkollat të cilat ishin pjesë e projektit dyvjeçar kanë identitet në
përvojën rreth ndërtimit të sistemit demokratik të menaxhimit dhe inovacionit në aspektin e
përfshirjes së nxënësve në sjelljen e vendimeve, format e organizimit të tyre për realizimin e
të drejtave etj, kjo do të mund të integrohet në zgjidhjet ekzistuese ligjore.
“Si qeveri jemi të hapur për bashkëpunim dhe themi se gjithmonë eksiston hapsirë për
avancimin e arsimit, në të gjitha aspektet. Çdo praktikë ose iniciativë pozitive është e
mirëseardhur”, shtoi Janevska.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!
- 30 vjet marrëdhënie diplomatike, Maqedonia e Veriut dhe Kamboxhia synojnë një kapitull të ri bashkëpunimi
- Nga e diela, të detyrueshme pajisjet dimërore në automjete
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother



