Një grua rreth të 50-ve në Pogradec ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh.
Bazuar ne informacionet e para, gruaja është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë shkak, ajo më pas është nisur menjëherë me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.
Sipas familjarëve, gruaja që tentoi t’i japë fund jetës vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndaj dhe ka ndërmarrë një akt të tillë.
Sakaq, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.