Alsat 2019-08-09T15:31:05+02:00
Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë nën fazën portokalli, ndërsa temperaturat janë gjithnjë e në rritje, kah mesi i javës ato do të arrijnë në 40 gradë celsius. Sipas Entit Hidrometeorologjik faza portokalli do të zgjasë deri më datën 14 të këtij muaji. Ministria e Punës Sociale si dhe ajo e Shëndetësisë rekomandojnë që deri në kalimin e kësaj faze të lirohen nga puna gratë shtatzëna si dhe personat e moshës mbi 60 vjeç. Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës obligon që punëdhënësit të reduktojnë apo të kombinojnë oraret e punës, me qëllim që të shmanget ekspozimi në diell nga ora 10 e mëngjesit e deri në orën 17.00 të pasdites. Të reduktohet puna e rëndë fizike si dhe të ketë më shpesh pauza gjatë orarit të punës. Mjekët rekomandojnë që të konsumohen sa më shumë lëngje, ndërsa të sëmurët kronik të marrin terapinë rregullisht.
Loading…


