Qytetarët të mos udhëtojnë dhe të mos dalin nga shtëpitë nëse nuk kanë ndonjë nevojë të caktuar. Të mbajnë veshmbathje të ngrohtë, të konsumojnë pije të ngrohta dhe nëse duhet të punojnë në ambiente të hapura, ta bëjnë atë me pauza.
Këto janë disa nga rekomandimet për qytetarët në prag të valës së paralajmëruar të të ftohtit që sipas DPHM-së do ta kaplojë vendin prej sonte. Temperaturat pritet që gjatë natës të zbresin deri -13 gradë, ndërsa të dielën deri -20 gradë.
Tani për tani, siç informuan në kon ferencë për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, zëdh[nësja e Qendrës për menaxhim me kriza, Nadica Vëçkova dhe drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Shkup, Tatjana Baevska Vuçkoviq, gjendja është stabile dhe e mirë. Ka ndërprerje në komunikacion për automjetet e rënda ngarkuese në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër dhe prej pasdites edhe në Presekë. Komunikacioni ajror dhe hekurudhor po zhvillohet pa pengesa.
“Të gjitha institucionet kompetente në nivel qendror dhe lokal janë në terren. po veprojnë. Rregullisht po kryhen punët. Kemi vëmendje të plotë ndaj gjendjes së prëgjithshme. Megjithatë duhet të mbetemi maksimalisht të përkushtuar sepse sipas informatave të DPHM-së gjatë orëve të mbrëmjes mund të vijë, dhe sipas të gjitha gjasave do të vijë, deri te kombinimi i dy faktotëve – temperaturat e ulëta dhe lagështia që është shkaktuar nga reshjet e borës të cilat mund të krijojnë rreziqe dhe sfida më të mëdha për sanimin e gjendjes normale”, tha Gjorgjiev dhe shtoi se institucionet do të ndodhen vazhdimisht në terren dhe do të veprohet çdokund ku nevojitet dhe do të dimensionohet puna në të gjitha organet në bazë të informatave në terren, në mënyrë që gjendjet të sillen në normale.
Sipas tij, është me rëndësi që edhe qytetarët të tregojnë vetëdije dhe aktivizëm dhe popullata ta kuptojë seriozitetin e kësaj gjendjeje dhe me raportin e vet të kontribuojë në sanimin sa më të shpejtë të sfidave dhe moslejimin e krijimit të situatave të cilat janë të pakontrollueshme.
“Të gjithë ata qytetarë të cilët nuk kanë nevojë të posaçme për udhëtim, bëjmë thirrje të mos udhëtojnë gjatë këtyre ditëve. Nuk rekomandohet udhëtimi në këtë periudhë ku ekziston kombinimi i faktorëve të këtillë të rrezikut të cilat mund të krijojnë ngrirje apo sfida të tjera të cilat e vështirësojnë lëvizjen dhe komunikacionin. Të gjitha ndërmarrjet dhe transportuesit të cilët mund t’i shtyejnë rutat e tyre transportuese, ndërkaq që kjo nuk u shkakton dëm serioz ekonomik, gjithashtu, të mos udhëtojnë në këtë periudhë, sepse ka shumë gjasa që në drejtime të caktuara rrugore policia të ndalojë lëvizje të automjeteve të rënda ngarkuese, apo, ndërkaq, në çfarëdo lloj mënyre mund të vijë deri te kufizimi i lëvizjes dhe komunikacionit nëpër drejtime të caktuara rrugore”, sqaroi Gjorgjiev.
Pritet, siç shtoi, edhe nga institucionet dhe popullata të veprojnë në kalimin e kësaj situate me rreziqe më të[ vogla dhe tejkalimin e sfidave.
Nadica Vëçkova nga QMK informoi se të gjitha shtabet e krizës janë të aktivizuara dhe se janë mobilizuar të gjitha resurset në përballje me sfidat.
Siç tha, ekipe të “Rrugëve të Maqedonisë po veprojnë në 35 pika të vendit në pastrimin e borës, ndërsa policia rrugore është në terren dhe e rregullon komunikacionin.
Në rajonin e Shkupit të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme, përveç drejt Brezës, malinës dhe Tanushës, ndërsa NPK Shkup për shkak të rrëshqitjeve në rrugë i ka shkurtuar linjat e autobusëve 65b, 47a, 160, 74, 80a dhe 81.
Në numrin e telefonit për thirrje urgjente 195 sot janë pranuar rreth 80 thirrje të cilat ishin të karakterit informativ për kalueshmërinë e rrugëve në qytetin e Shkupit.
Baevska-Vuçkoviq potencon se institucionet shëndetësore janë të prëgatitura. Ndihma e shpejtë mjekësore është përforcuar, ndërsa ajo e Shkupit do të punojë me 12 ekipe në ndërrime dhe dy plotësuese të cilat do të jenë në thirrje. Janë përgatitur edhe qendrat urgjente dhe spitalet.
Sot deri në orën 16 janë dhënë 80 intervenime të cilat janë në kuadër të pritjeve, ka tre thyerje në vende publike dhe një fatkeqësi komunikacioni.
“Qytetarët t’i respektojnë rekomandimet. Lëvizja të jetë e kufizuar dhe e planifikuar, ndërsa personat e moshuar të cilët lëvizin me vështirësi për shkak të motit të ftohtë, këtë ta bëjnë ndërmjet orës 10:00 dhe 16:00. Të gjitha obligimet e tjera të shtyhen apo t’i realizojnë disa anëtarë të familjes apo miq”, tha Baevska-Vuçkoviq.
Ajo rekomandoi mbajtje të veshmbatjeve të ngrohta, nëse ka nevojë për aktivitete të punës të bëhen pauza në çdo dy orë në hapësira të ngrohta, të sëmurët kronik ta marrin rregullisht terapinë dhe nëse ka simptome të cilat janë në kahje të përkeqësimit të shë[ndetit, të kërkohet Ndihma e shpejtë mjekësore apo të shfrsytëzohet lonja “Alo Mjek”.
Theksoi se janë të përgatitur, por shtoi se nevojitet edhe vetëdija për vetëmbrojtje, sepse, siç tha, në atë mënyrë e ndihmojmë njëri-tjetrin që këto disa ditë t’i kalojmë më lehtë.