Moti sot pritet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 14, ndërsa e ditës prej 22 deri 32 gradë. Vlera e treguesit UV do të jetë 8.
Në Shkup parashikohet të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11 gradë, ndërsa e ditës do të ngrihet deri 32 gradë.
Në tre ditët e ardhshme moti parashikohet të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla mesatare. Posaçërisht nxehtë pritet të premten dhe të shtunën, kur vende-vende temperatura do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Ndryshim i motit pritet të dielën, kur nën ndikim të masës së lagësht ajrore, do të jetë mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje lokale të shiut dhe dukuri të bubullimave. Temperatura e ditës do të shënojë rënie, posaçërisht në fillim të javës së ardhshme.

