Sa afër aq edhe larg. Kështu të paktën duket kjo fazë e bisedimeve për zgjidhjen e emrit. Në çdo paraqitje të tij, Zaev thotë se është çështje ditësh kur do të realizojë bisedën me homologun e tij grek Cipras, e cila është edhe vendimtare për zgjidhjen e kontestit të emrit. Duke përsëritur frazën e njëjtë Zaev tha se në pyetje janë detaje dhe se më e rëndësishme është të arrihet marrëveshje e mirë, por se kjo është e vështirë dhe e ndjeshme. Sinqerisht dëshiroj sonte t’i telefonoj ose të më telefonojnë, ose nesër, pasnesër. Por ditët, besoj, varësisht problematikës që po e bisedojmë janë pak. Prandaj edhe Ministria e Jashtme edhe Greqia paralajmërojnë se janë në pyetje ditë, zv/kryeministri ynë Bujar Osmani përcolli porosi se orë janë në pyetje. Dhëntë Zoti t’i afrojmë qëndrimet për këtë çështje për të cilën bisedojmë që menjëherë atë ta ndajmë me opinionin – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Nora Istrefi “godet” me vendimin e fundit, nuk është më vetëm, është vet e dyta
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
- Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut
- 3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet
- Haradinaj: Tërheqja e ligjit për Specialen, një intrigë mes PDK-së dhe Presidentes
- Tragjedia e Arlindës: Si vendimet e gabuara e çuan në fatalitet
- Analisti i drejtohet Ramës dhe Berishës: Pasi të lini pushtetin, në ç’hale do të jetoni?


