Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë në ora 18:15 në stacionin policer në Tetovë, është paraqitur vepër penale “ryshfet në zgjedhje dhe votim”. MPB njoftoi se po punon në zbardhjen e tërësishme të rastit, shkruan META.
Në Tearcë sot ka sigurim të fortë policer, me qëllim që të mundësohet votim i pandërprerë.
Sipas OJQ “CIVIL” mbrëmë janë arrestuar dy persona nën dyshimin se u kanë dhënë ryshfet votuesve. Nga CIVIL informojnë se persona të caktuar kanë blerë vota me para, edhe atë prej 3000 deri në 6000 den. Në këmbim të këtyre parave personave u janë marrë letërnjoftimet, që të sigurohet mos-dalshmëria e tyre për të votuar.