Dje ka pasur sërish të shtëna në Haraçinë. Sulmuesi ka qëlluar në fytyrë, por në vend të tij ka goditur babain e denoncuesit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ka marrë ndihmë mjekësore.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka dalur me detaje për ngjarjen.
Me datë 23.11.2024 në ora 14:50 në SPB Shkup, R.A. ka raportuar se në një objekt hoteliere në fshatin Haraçinë të Shkupit nga automjeti në lëvizje F.M. (37) ka shtënë në drejtim të D.R., por ka goditur babain e ankuesit S.A. (52). S.A. i është dhënë ndihma mjekësore nga Shërbimi i Emergjencave Mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e MPB-së”, thonë nga MPB.