Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski të mërkurën do të zhvillojnë takimin e paralajmëruar për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese në vend që ndërlidhen me procesin e eurointegrimeve.
Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi do të zhvillohet në ora 11 në Klubin e deputetëve në Shkup. “Më 7 qershor (e mërkurë) do të zhvillohet takimi midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Në takim do të bisedohet për vendimet që do të sjell Kuvendi me qëllim të vazhdimit të integrimit evropian në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Qeverisë, e cila është propozuese e ndryshimeve kushtetuese, ku parashihet ndryshimi i preambulës, pjesë e së cilës do të bëhet edhe komuniteti bullgar dhe pesë komunitete tjera që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ky detyrim është pjesë e rrugëtimit të vendit për në BE. (INA)



