Vetëm një javë pasi Gjykata Penale e Shkupit u shqiptoi dënimin me 746 vjet burg për të akuzuarit për rastin Kumanova, vendim me të cilin katër të akuzuar u shpallën të pafajshëm, sot tre prej tyre janë liruar nga burgu i Shutkës.
Tre nga katër të burgosur janë liruar pas qëndrimit në burg prej dy vjet e gjysmë ndërsa njeri nga ta është liruar në arrest shtëpiak.
Që nga mëngjesi, familjarët e Besnik Ajdinit, Besnik Bajramit dhe Fazli Osmanit prisnin para burgut të Shutkës daljen e familjarëve të tyre. Të burgosurit shqiptarë akuzoheshin për terrorizon në lidhje me rastin në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

