Të lënduarit e aksidentit janë në gjendje stabile, njëri do të operohet sot

Të lënduarit e aksidentit janë në gjendje stabile, njëri do të operohet sot

Të gjithë personat e lënduar në aksidentin e autobusit në autostradën e Strumës janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, njoftojnë nga spitali Pirogov.

– Advertisements –

Dy pacientë të cilët janë gjithashtu në gjendje të mirë janë operuar dje. Të lënduarit që ndodheshin në terapi intensive sot janë transferuar në repartin e Klinikës për Djegie dhe Kirurgji Plastike. Një nga të lënduarit duhet të operohet sot.

Duke marrë parasysh traumën e rëndë psikologjike, pacientët e shtruar në Pirogov kanë marrë edhe terapi psikologjike nga spitali. Megjithatë akoma nuk dihet se kur mund të lirohen nga spitali dhe të kthehen në Shkup, thonë nga “Pirogov”.