Të burgosurit e sulmuar të Idrizovës kërkojnë që të vizitohen nga Avokati i Popullit dhe Komiteti i Hellsinkit, në të kundërt do të fillojnë grevë urie.
Deri tek drejtoria e institucionit ndëshkues përmirësues “Idrizovë”, ata janë drejtuar me një letër, përmes të cilës kanë bërë lajmërimin për grevë urie. Në letër thonë se është theksuar se greva ka të bëjë me të burgosurit që kanë qenë të lënduar gjatë bastisjes së burgut në fundjavë.
“Ne të burgosurit, ju njoftojmë se nga nesër, 31 tetor, hyjmë në grevë përshkak të burgosurve të lënduar rëndë, të cilëve nuk ju është ofruar ndihma mjekësore, edhe pse të njejtit janë me lëndime të rënda trupore si pasojë e aksionit policor”, kanë deklaruar Drejtoria e Burgut të Idrizovës. /SHENJA/
Data 31.08.2026
Aktuale
- 3.000 euro gjobë për shtetasin e Serbisë, dy herë u kap nga “Safe City” duke vozitur mbi 160 km/h
- ASH: VLEN ia morri 6 milionë euro Bulevardit “Hasan Prishtina
- Erdogan u bën thirrje muslimanëve për unitet: Duhet të jemi bashkë si tullat në mur
- Shfuqizohet ndalimi i hetimit për rastin “Mazuti”, Prokuroria duhet ta vazhdojë procedurën
- 47-vjeçari nga Vrapçishti pretendon se u rrah nga disa persona
- Arrestohet 34-vjeçari pas denoncimit të bashkëshortes
- 9-vjeçarja dyshohet se u sulmua nga fqinja
- Voziti pa leje, ndalohet 16-vjeçari nga Tetova dhe i konfiskohet automjeti “BMW”



