Paralelisht me hetimin penal, Prokuroria duhet të hapë edhe hetim financiar për rastin Rashkovski, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Slagjana Taseva, kryetare e Transparencë Internacional Maqedoni dhe ish kryetare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit. Taseva shtoi se është e nevojshme të shihet se ku kanë përfunduar paratë nga blerja e softuerit për shkelje në trafik.
– Advertisment –
“Ajo që Prokuroria mund të bëjë tani, përkrah kontrollit të bërë nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit, duhet paralelisht me hetimin penal të hapin edhe hetim financiar. Të shohin ku kanë përfunduar paratë nga ky tender. Çfarë ka ndodhur? Ekziston një strategji e tërë për hetimet financiare”, tha Taseva.



